Shkupi në New York Times: Kryeqyteti pa identitet

Shkupi

Shkupi në New York Times: Kryeqyteti pa identitet

Më: 29 mars 2018 Në ora: 23:49
Shkupi në New York Times

Në faqen e saj në instagram, prestigjozja “The New York Times” i kushton vëmendje një fenomeni tepër interesant në Maqedoni. Duke ju referuar një fotoje, ku shfaqen disa peshkatarë që peshkojnë pranë një anijeje pirate mbi lumin Vardar në Shkup, gazeta e njohur ironizon jo pak arkitekturën e ketij qyteti, që sipas saj nuk arrin të përcjellë identitet. Madje, sipas kërkimit të saj nuk rezulton kurrë që piratët të kenë lundruar mbi Vardar.

****

Postimi i plotë

Shkupi në Maqedoni po kthehet në një nga kryeqytetet më pa identitet të planetit. Një projekt ambicioz që nisi atje në vitin 2008 kishte për qëllim të revokonte të shkuarën, por në vend saj krijoi një të tashme të egër. Rreth një dekadë më parë, partia që qeveriste Maqedoninë e asaj kohe erdhi me idenë e ndërtimit të një projekti novator.

Qindra skulptura të reja u vendosën nëpër qytet dhe shumë ndërtesa të reja u ngritën në qendër të tij.

Duzina fasadash false iu bashkëlidhën ndërtesave të komunizmit,  ndërsa pllakata përkujtimore dëshmojnë në nivele të ndryshme vërtetësinë historike.

Urbanistët dhe arkitektët thonë se projekti— që kushton rreth 750 milionë dollarë — përballet me realitetin e sotëm, duke cënuar intregritetin dhe funksionalitetin e tij.

“Arkitektura përfaqëson shoqërinë që e ka krijuar atë”, thotë Nikola Strezovski, një arkitekt 37-vjeçar.

“Arkitektura në thelb të saj ka ndershmërinë. Dhe qyteti I sotëm reflekton pasigurinë e partive që kanë qeverisur në të shkuarën”.

@stillerakos ka fotografuar disa peshkatarë të cilët po peshkojnë në lumin Vardar në shkup, pranë një anijeje piratësh.

(Pas një kontrolli të shpejtë: Piratët nuk kanë lundruar kurrë në Vardar.)

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat