Ku mbeti parku i lojërave që u premtua të ndërtohej në Shkup?!

Shkupi

Ku mbeti parku i lojërave që u premtua të ndërtohej në Shkup?!

Më: 1 prill 2018 Në ora: 19:28
Shkup

Viti 2018 ishte afati i fundit për ndërtimin e Parkut të ri të lodrave në Shkup në sipërfaqe prej 24 mijë metra katrorë.

Modernizimi i tij me rekuizita argëtuese dhe kushte me ato të Luna parqeve botërore mbeti vetëm projekt në letër dhe asgjë më shumë. Alsat përcjell filmimet e fundit të gjendjes momentale të parkut të lodrave në Shkup ku përveç një objekti të ngritur dhe të papërfunduar nuk ka gjë tjetër. Qytetarët që takuam rreth parkut ankohen për stërgjatjen e punimeve dhe numrin e vogël të parqeve me lodra për fëmijë.

Parqet janë shumë të nevojshme, sikur ta shihni se çfarë ndodhë këtu të shtunën dhe të dielën, kur moti është i bukur, i gjithë Shkupi është këtu dhe kjo flet se është vetëm një Luna Park dhe nuk ka mjaftueshëm. Nuk ka kryeqytet të ndonjë shteti që nuk ka një park të tillë për fëmijë” Sigurisht që është shumë periudhë e gjatë. Parku mund të ndërtohet për 3-4 muaj mirëpo me 2 ose 3 punëtorë nuk mund të bëhet asgjë. Të paktën kaq kam parë unë”.

“Unë jam inxhinier i ndërtimtarisë dhe e gjitha varet nga mjetet financiare dhe forca punëtore e angazhuar në këtë ndërtim… Në këtë rast nuk e di cila është pengesa. Fatkeqësisht kjo ndodhë tek ne me operativën ndërtimore”, thonë qytetarët.

Nga qyteti i Shkupit nuk zbulojnë se çfarë do të ndodhë më tutje me fatin e parkut të lodrave në Shkup. Kreu i këtij institucioni, Petre Shilegov mes tjerash tha se qytetarët e Shkupit nuk meritojnë improvizime por park lodrash të sigurt dhe me standarde të larta.

Do të sigurojmë zgjidhje të sigurt dhe shkupjanët do të kenë Luna Park të ri dhe modern në bazë të standardeve evropiane. E gjithë kjo është pjesë e procedurës që për momentin po e punojmë dhe një planifikim i mirë do ti ulë shpenzimet e qytetit…Koncepti i Luna Parkut është një punë pak më ndryshe dhe qytetarët e Shkupit nuk meritojnë improvizime”, deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.

Ndonëse ish kreu i Shkupit Koce Trajanovski kishte paralajmëruar që punimet ndërtimore për parkun e ri të lodrave të nisin në vitin 2015, të njëjtat nisën me dy vjet vonesë. Në vitin 2017 nisi faza e parë e ndërtimit me premtime se I gjithë projekti do të përmbyllet gjatë vitit 2018. Projekti në fjalë me shumë prej 6.5 milionë euro parashikonte të vendosen gjithsej 72 rekuizita, nga të cilët, 3 rekuizita me adrenalinë, 6 rekuizita familjare dhe 18 për fëmijë. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat