Plaçkitet një qytetar në Shkup, ia marrin 39 mijë euro

Shkupi

Plaçkitet një qytetar në Shkup, ia marrin 39 mijë euro

Më: 2 prill 2018 Në ora: 15:23
Ilustrim

Persona të panjohur e kanë plaçkitur personin D.K (38), i cili me vete ka patur një shumë të madhe parash, të marra në bankë.

Ai e ka raportuar rastin në polici, ku ka thënë se dy persona të panjohur, me motoçikletë, i janë afruar dhe i kanë marrë, 2.4 milionë denarë (39 mijë euro).

Policia ka ndërmarrë masa për të gjetur plaçkitësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat