Në Shkup vazhdojnë seancat e radhës për lëndën “300” dhe “Shuplakat”

Shkupi

Në Shkup vazhdojnë seancat e radhës për lëndën “300” dhe “Shuplakat”

Më: 3 prill 2018 Në ora: 08:45
Ilustrim

Në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi për lëndën “300” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku i akuzuar është ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski.

Kjo lëndë ka të bëjë me blerjen e 300 automjeteve për nevojat e MPB-së.

Në seancën e mëparshme dëshmitarët sqaruan situatën me blerjen e automjeteve. Këta dëshmitarë ishin anëtarë të Komisionit për blerjen e automjeteve.

Sipas akuzës, Popovski e ka dëmtuar buxhetin e shtetit me mbi 400 mijë euro.

Gjithashtu, do të mbahet seanca e radhës për lëndën “Shuplakat”, që ka të bëjë me dhunën në komunën Qendër. Të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, dhe disa të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat