Në Shkup organizohet aktiviteti ushtarak informativ “URM-ja me ju”

Shkupi

Në Shkup organizohet aktiviteti ushtarak informativ “URM-ja me ju”

Më: 4 prill 2018 Në ora: 09:18
Ilustrim

Me shfaqjen e “Egzecir”, nga ana e gardës së Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (URM) dhe aftësitë luftarake të njësive speciale ushtarake, në sheshin “Maqedonia” në Shkup organizohen ditë të hapura për qytetarët e vendit.

“URM me ju” është programi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe URM-së ku qytetarët do të kenë mundësi të dëgjojnë edhe orekstrin ushtarak, ndërsa si pjesë e aktivitetit do të shfaqen edhe automjete të blinduara të Ushtrisë.

Qytetarët do të mund që të njihen me profesionin e ushtarakut dhe për konkursin më të ri për në URM.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, qëllimi i këtij aktiviteti është që qytetarët për së afërmi të njihen me Ushtrinë e tyre dhe kapacitetet që i ka, si edhe të njoftohen për aspektet tjera të URM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat