Drejtori Abdulsamet Shabani: “Higjiena Komunale”-Shkup, në shërbim të qytetarëve

Shkupi

Drejtori Abdulsamet Shabani: “Higjiena Komunale”-Shkup, në shërbim të qytetarëve

Më: 4 prill 2018 Në ora: 11:24
Abdulsamet Shabani

Drejtori i "Higjienës Komunale"-Shkup, AbdulSamet Shabani në një intervistë për një medium shqiptar ka theksuar se institucioni që drejton  ballafaqohet me sfida të shumta ndër të cilat përmend rritjen e kapaciteteve, përmirësimi i shërbimeve tona kundrejt qytetarëve, rritja e efikasitetit të shërbimeve për matje, përmirësimi i kushteve për punëtorët, përmirësimi i gjendjes së automjeteve komunale, ripërtrirja e tyre, pastrimi i deponimeve.

"Prioriteti im si drejtor ka qenë rritja të rrogave për punëtorët, çështje e cila së shpejti do të realizohet, duke i kushtuar rëndësi të veçantë  punëtorëve që kanë qenë më pak të paguar siç janë kategoritë  që punojnë në kushte më të vështira, në temperatura shumë të ulët  gjatë dimrit dhe në  temperature të larta në sezonin e verës janë përsëri në terren", thotë Shabani. 

Ai mes tjerash shprehet se në bazë të planit operativ për vitin 2018 Ndërmarrja publike ,,Higjiena Komunale’’ – Shkup, ka paraparë që të ketë aksione sidomos në këtë sezon të vitit , ku nga shumë amvisëri kemi meremetime, renovime të ndryshme dhe rritet numri i mbeturinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat