Garë fotografie për nxënësit e shkollave të mesme të Shkupit, Riekës dhe Radvilishit

Shkupi

Garë fotografie për nxënësit e shkollave të mesme të Shkupit, Riekës dhe Radvilishit

Më: 6 prill 2018 Në ora: 09:20
Projekti Stret

“Mirësia është gjithandej nesh, vetëm se duhet ta njohim atë” është motoja e garës në fotografi për shkollat e mesme të Shkupit, Riekës dhe Radvilishit.

Qëllimi është që përmes fotografisë, nxënësit e shkollave të mesme ta njohin rëndësinë e veprimit pozitiv dhe zhvillimit të vlerave filantropike në shoqëri.

19 prilli është dita e fundit e aplikimit në këtë garë, kurse temat janë nga filantropia, bashkësia, mbështetja, ndihma, mirësia, etj.

Fotografitë duhet të jenë në formatin digjital JPG, të shkrepura me fotoaparat ose telefon celular, pa ndonjë shënim në fotografi, dhe me përpunime minimale.

Projekti Stret është pjesë e programit Erasmus+, mbështetur nga Bashkimi Evropian. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat