Nesër vranët me shi të dobët

Shkupi

Nesër vranët me shi të dobët

Më: 8 prill 2018 Në ora: 23:58
Shkup

Moti sot ishte me diell dhe relativisht i ngrohtë, me erë të dobët kryesisht nga drejtimi lindor. Në orët e pasdites nesër do të ketë rritje kalimtare të vranësirave me kushte për shi të dobët lokal në pjesët perëndimore malore.

Siç informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike, pastaj moti do të jetë kryesisht stabil dhe më i ngrohtë me temperatura të ditës të cilat pothuajse gjithandej do të tejkalojnë njëzetë gradë.

Nga dita e martë deri të shtunën temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tre deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri në 27 gradë. Më ngrohtë do të jetë të premten, kur temperatura e ditës do të arrijë deri në 27 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat