Shkupi është nikoqir i Samitit të parë digjital rajonal

Shkupi

Shkupi është nikoqir i Samitit të parë digjital rajonal

Më: 10 prill 2018 Në ora: 13:02
Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) do të jenë nikoqir të Samitit të parë digjital në Shkup.

Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Këshillin për bashkëpunim rajonal, qeveritë tjerë të Ballkanit Perëndimor, Komisionin Evropian (KE) dhe Ministria Federale e Gjermanisë për Çështje Ekonomike dhe Energjetikë.

Samiti mbahet më 18 dhe 19 prill në Shkup, ku do të marrin pjesë shefa të qeverive të Ballkanit Perëndimor, ministra përgjegjës për agjendën digjitale në qeveritë e Ballkanit Perëndimor, dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që marrin pjesë në Procesin e Berlinit, afaristë, akademikë, të rinj, etj.

Në samit do të ketë panel diskutime për ndërlidhje digjitale, integrim të ekonomive, përforcimin e sigurisë kibernetike, digjitalizimin e industrive, etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat