Dr.Amella Cana, zyrtarizon gjuhën shqipe në Klinikën e Stomatoligjisë në Shkup

Shkupi

Dr.Amella Cana, zyrtarizon gjuhën shqipe në Klinikën e Stomatoligjisë në Shkup

Më: 13 prill 2018 Në ora: 11:24
Klinika Universitare e Stomatologjisë në Shkup

Klinika Universitare e Stomatologjisë në Shkup filloi me ofrimin e shërbimeve shëndetësore për ndërhyrje kirurgjike nëpërmjet anestezionit dhe reanimimit për persona me nevoja të posaçme, njofton Zhurnal. 

Duke marrë parasysh kërkesat e prindërve të fëmijëve me nevoja të posaçme për shërimin e dhëmbëve,me iniciativën e  drejtoreshës aktuale, Dr.Amella Cana ky institucion filloi me ofrimin e shërbimeve shëndetësore për ndërhyrje kirurgjike nëpërmjet anestezionit dhe reanimimit për persona me nevoja të posaçme, me çka u realizua premtimi i shumëpritur pas arritjes së aparatit për anestezion të përgjithshëm, premtim ky që në dy mandatet e drejtorit paraprak nga rradhët e BDI-së, nuk arrijti të realizohet.

Tash e tutje edhe kjo kategori e e ndjeshme e pacientëve, gjegjësisht fëmijët me nevoja të veçanta, do të mundet të trajtojnë dhëmbët e tyre me caktimin paraprak të termineve në Klinikën Univerzitare Stomatologjike të Shkupit. 

Poashtu me emrimin e drejtoreshës Dr.Amella Cana, ajo që vërehet në këtë institucion është fakti se përherë të parë të gjitha mbishkrimet dhe informacionet për pacientët janë të shkruara edhe në gjuhën shqipe, gjë që drejtorët paraprak nuk patën guximin ta bëjnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat