Ndërron jetë një punëtor ndërtimtarie nga goditjet elektrike

Shkupi

Ndërron jetë një punëtor ndërtimtarie nga goditjet elektrike

Më: 15 prill 2018 Në ora: 11:26
Ilustrim

21-vjeçari XH.V nga fshati Moranë i Shkupit, ka ndërruar jetë nga goditja me rrymë elektrike në rrugën “Gernika”, ku ka qenë duke kryer punë ndërtimore.

MPB njofton se rasti është paraqitur dje në orën 13:00, ndërsa ngjarja fatale ka ndodhur kur makina me të cilën ka punuar i ndjeri, ka hasur në kabllo elektrike.

Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e Ndihmës së Shpejtë, ndërsa me pajtim të prokurorit publik trupi i është dorëzuar familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat