Njoftim me rëndësi nga SPB e Shkupit

Shkupi

Njoftim me rëndësi nga SPB e Shkupit

Më: 16 prill 2018 Në ora: 19:41
Ilustrim

Njoftim me rëndësi nga SPB e Shkupit për komunikacionin në kryeqytet Sektori për punë të brendshme (SPB) në Shkup njofton se me rastin e Samitit digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 18 dhe 19 prill, në hotel “Alexander Palace” dhe “Vip Arena”, do të ketë regjim të ndryshuar komunikacioni në afërsi të këtyre objekteve.

Ky regjim fillon nga nesër, në ora 15:00, e deri më 19 prill, në ora 15:30, me çka do të ketë ridrejtime komunikacioni në disa rrugë. Ridrejtim do të ketë në rrugët “Magjistralja e Adriatikut” (Jadranska magistralla), “Skupi”, pjesë të sheshit “8 shtatori”, “Ilinden”, si edhe rrugët tjera veriore që gravitojnë drejt objekteve të lartëpërmendura. Regjim i veçantë komunikacioni parashihet edhe në qarkoren e auto udhës që shkon në drejtim të aeroportit në Shkup. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat