Shtypet me makinë një tetë vjeçarë në Shkup, me lëndime të rënda dërgohet në spital

Shkupi

Shtypet me makinë një tetë vjeçarë në Shkup, me lëndime të rënda dërgohet në spital

Më: 26 prill 2018 Në ora: 17:27
Ilustrim

Një shofer nga Shkupi (28-vjeçar) dje me makinë ka goditur një fëmijë të moshës tetë vjeçare.

Siç informojnë nga policia, dje në orën 14:20 në rrugën “Hristo Tatarçev”, B.D (28) nga Shkupi me makinën e tij “Ford Fokus” me targa të Shkupit ka goditur një fëmijë të moshës tetë vjeçare.

“Nga aksidenti lëndime ka marrë fëmija, i cili me një makinë tjetër është dërguar në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku nga ana e mjekut i janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Ata më tej shtojnë se kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe se po marrin masa për zbardhjen e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat