Qyteti i Shkupit nuk do të mbulojë dëmet e qytetarëve, era ka qenë shumë e fuqishme

Shkupi

Qyteti i Shkupit nuk do të mbulojë dëmet e qytetarëve, era ka qenë shumë e fuqishme

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 16:57
Demet ne Shkup

Kreu i Shtabit për mbrojtje dhe shpëtim i Qytetit të Shkupit, Emill Duroviq tha se sot qytetarët që kanë pësuar dëme nga moti i keq nuk do të pranojnë dëmshpërblim pasi që sipas të dhënave të EHM-së shpejtësia e erës ka qenë mbi 80 kilometra në orë dhe kjo konsiderohet si fatkeqësi natyrore.

“Në qoftë se shpejtësia e erës është nën 72 kilometra në orë dëmet i mbulojnë ndërmarrjet publike, ndërsa mbi këtë shpejtësi konsiderohet si fatkeqësi natyrore dhe kjo nënkupton se nuk do ketë dëmshpërblim”, tha Duroviq.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, duke u thirrur në informata nga EHM theksoi se pas orës 16 priten reshje të reja të shiut, por me intensitet më të vogël dhe se infrastruktura nëntokësore dhe kanalizimi janë të gatshme për këtë.

Duroviq tha se të gjitha rrugët dhe bulevardet e qytetit janë të kalueshme një orë pas përfundimit të stuhisë. Të gjitha zjarret janë shuar, drunjtë e rënë janë larguar, ndërsa mbetet të përfundojë pastrimi i rrugëve në disa komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat