Policia ka arrestuar nëntë persona në protestat e mbrëmshme në Shkup

Shkupi

Policia ka arrestuar nëntë persona në protestat e mbrëmshme në Shkup

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Nëntë persona janë arrestuar nga policia gjatë protestave të mbrëmshme në Shkup, pasi të njëjtët sipas policisë kanë qenë të maskuar dhe kanë hedhur gurës drejt policisë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kundër personave të arrestuar do të pasojnë masat adekuate.

“Gjatë protestave dje në Shkup, para ndërtesës së Kuvendit në orën 21:40 disa persona të maskuar kanë filluar me hedhjen e gurëve drejt kordonit të policisë, ndërsa më pas janë larguar drejt “Zhena Park”. Pas marrjes së masave për mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike janë arrestuar nëntë persona, tek të cilët janë gjetur mjete piroteknike dhe mjete tjera”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat