Shkup, sanksionohen 40 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Shkup, sanksionohen 40 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 09:13
Ilustrim

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në katër nga 12 aksidente që ndodhën gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup.

Policia rrugore ka sanksionuar 40 shoferë, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 12 shofer.

Sipas raportit të policisë, tre shoferë kanë drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit, gjashtë kanë vozitur pa leje, tre fillestarë, një makinë është hasur teknikisht jo e rregullt dhe 12 makina të paregjistruara.

Në mënyrë jo të rregullt janë parkuar 61 makina, ndërsa janë sanksionuar edhe 37 këmbësor të cilët nuk e kanë kaluar rrugën në vendkalim për këmbësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat