Shilegov: Për një afat mesatar do të zgjidhim problemin me qenët endacak

Shkupi

Shilegov: Për një afat mesatar do të zgjidhim problemin me qenët endacak

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Procesi për legalizimin e stacionit “Vardarishte”, e cila është pa leje, është para komunës së Gazi Babës dhe kur do të përfundojë do të mund të fillojmë me rikonstruktimin e saj, rinovimin dhe rritjen e kapaciteteve.

Këtë sot e theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili shtoi se administrata e më hershme e qytetit nuk ka përgatitur regjistër të qenve shtëpiak me çka do të parandalonte fluksin e qenve endacak nëpër rrugët e qytetit, ndërsa stacionin të cilën e kanë ndërtuar është tërësisht pa leje dhe nuk përmbush asnjë standard për trajtimin e qenve endacak.

Ai gjithashtu sqaroi se në të njëjtën kohë në bashkëpunim me Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari e ka përfunduar procedurën e importit të 30.000 mijë çipave të cilët pronarët e kafshëve shtëpiake në përputhje me detyrimet ligjore do të kenë mundësi që kafshët e tyre ti çipojnë me çmime më të lira.

Shilegov tha se administrata e qytetit punon për gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjes sistematike me të cilën për një afat mesatar Qyteti i Shkupit nuk do të ketë problem me qenët endacak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat