Dje në Shkup janë dënuar 51 vozitës për tejkalimin e shpejtësisë

Shkupi

Dje në Shkup janë dënuar 51 vozitës për tejkalimin e shpejtësisë

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 09:20
Ilustrim

Njëmbëdhjetë aksidente në komunikacion janë regjistruar dje theksojnë nga SPB Shkup, ndërsa në katër prej tyre pesë persona kanë qenë të lënduar, në mesin e të cilëve lëndime trupore ka marr edhe një këmbësor.

Për tejkalimin e shpejtësisë policia ka dënuar 51 vozitës. Për vozitje nën ndikimin e alkoolit nga komunikacioni janë ç’kyçur dy vozitës, si dhe 17 para se të marrin patentën e shoferit, ndërsa nga komunikacioni gjithashtu janë ç’kyçur edhe dhjetë vetura për shkak mos regjistrimit apo problemeve teknike.

Për 58 vetura janë dhënë masa këshilluese për parkim jo të rregull, ndërsa merimanga ka ngritur 48 prej tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat