Bashkëpunëtori i Trumpit për misione speciale, Ron Johnson javën e ardhshme në Shkup - Bota Sot
Bashkëpunëtori i Trumpit për misione speciale, Ron Johnson javën e ardhshme në Shkup

Shkupi

Bashkëpunëtori i Trumpit për misione speciale, Ron Johnson javën e ardhshme në Shkup

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 09:50
Ron Johnson

Senatori amerikan dhe kryesues i Komisionit për siguri shtetërore Ron Johnson, javën e ardhshme do ta vizitojë Maqedoninë, ndërsa do të qëndrojë për vizitë edhe në Greqi, Serbi dhe Kosovë.

Johnson në Shkup, Athinë, Prishtinë dhe Beograd do të ketë takime me përfaqësues qeveritar, shkruajnë mediat serbe duke ju referuar burimeve nga Ambasada Amerikane në Serbi.

Senatori Johnson është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit amerikan Donald Trump, i angazhuar për misione speciale. Johnson është kryesues i Nënkomitetit për Evropë dhe bashkëpunim rajonal për siguri.

Johnson në deklarimet publike ka thënë se do të angazhohet për bashkëpunim më të madh mes Washingtonit dhe Ballkanit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera