Pa rrymë disa psjesë të Shkupit

Shkupi

Pa rrymë disa psjesë të Shkupit

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Pa energji elektrike nesër nga ora 07:30 deri në ora 09:30 do të mbesin shfrytëzuesit e fshatrave Luboten dhe Lubanci, në Komunën e Butellit dhe fshati Rashtak të Komunës së Gazi Babës.

Siç informon Qendra Rajonale për Menaxhimin me Kriza të Bashkisë së Shkupit, ndalesa është për shka të ndërhyrjeve në rrjetin përçues elektrik.

Pa rrymë nga 08:30 deri në ora 11:00, do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës “12” të fshatit Sonje e Poshtme, në Komunën e Sopishtes.

Bga ira 08:30 deri në pra 11:30, pa rrymë elektrike do të mbesin edhe shfrytëzuesit e objektit “Pallati Maqedonia” në rrugën “Maqedoni”, në Komunën Qendër. Gjithashtu pa rrymë nga ora 08:30 deri në ora 12:00, do të jenë shfrytëzuesit e një pjesë të fshatit Brnjarci, përderisa nga ora 08:30 deri në ora 14:30, shfrytëzuesit e lagjes Stajkovci, në Komunën e Gazi Babës.

Nga 09″00 deri në ora 11:00, pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e një pjesë të rrugëve “Boris Bojaxhiski”, “Andon Keckarov”, “Bertnard Rasell”, dhe “Mocartova”, në Komunën e Gjorçe Petrovit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat