Banorët e Shkupit borxhet për ujin dhe mbeturinat do t’i paguajnë pa kamatë

Shkupi

Banorët e Shkupit borxhet për ujin dhe mbeturinat do t’i paguajnë pa kamatë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 12:00
Ilustrim

Ndërmarrjet Komunale “Ujësjelësi dhe kanalizimi” dhe “Higjiena komunale” në Shkup njoftojnë shfrytëzuesit që kanë borxhe të ujit dhe mbeturinave të papaguara, se të njëjtin mund ta paguajnë pa kamatë të vonesës së pagesës.

“Mundësia të paguhet borxhi pa kamatë nga ana e shfrytëzuesve do të zgjasë 20 ditë, duke filluar nga 15 tetori deri më 3 nëntor të këtij viti. Shfrytëzuesit borxhin e tyre do të mund ta paguajnë me nënshkrimin e një kontrate 24 mujore, varësisht shumës së borxhit”, thuhet në njoftimin e Ndërmarrjeve Publike nga Shkupi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat