Procesi i blerjes së autobusëve ekologjik, pranë përfundimit

Shkupi

Procesi i blerjes së autobusëve ekologjik, pranë përfundimit

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 22:34
Shkup

Zëdhënësja e Ndërmarrjes publike transportuese të Shkupit, Despina Trajkovska – Dimova thotë se procesi i blerjes së 40 autobusve me gaz është në fazën përfundimtare.

Sipas saj, pritet që institucioni ndërkombëtar kreditor të miratojë kredinë për blerjen e autobusëve.

Dimova thekson se menjëherë pas blerjes së autobusëve, të vjetrit do të hiqen nga shfrytëzimi.

Bashkia e Shkupit vlerëson se autobusët e rinj do të ndihmojnë në tejkalimin e problemit me ndotjen e ajrit në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat