Në Shkup për një vit janë mbledhur 3060 metër kub mbeturina nga deponitë e egra

Shkupi

Në Shkup për një vit janë mbledhur 3060 metër kub mbeturina nga deponitë e egra

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 21:34
Ilustrim

Gjithsej 3060 metra kub mbeturina janë pastruar nga ekipet e NP “Komunalna Higiena” në Shkup për një periudhë prej një viti, që nga tetori i vitit 2017 deri në tetor të vitit 2018, tha Abdusamed Shabani, drejtor i kësaj kompanie publike.

Sipas tij, këto të dhëna paraqesin një rritje të konsiderueshme prej 716 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të ndalojnë hedhjen e mbeturinave të tyre nëpër sipërfaqet publike, sepse në këtë mënyrë ato ndikojnë drejtpërdrejt në ndotjen e mjedisit”, tha Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat