Zjarr ka shpërthyer në Klinikën e Fëmijëve për Sëmundje të Mushkërive në Kozle të Shkupit. Në terren kanë dalur ekipe të zjarrfikësve.
Zjarri ka kapluar pjesën e çatisë, ndërsa sipas informacioneve të para zjarri ka shpërthyer në njërin nga tualetet e spitalit.
Të punësuarit e spitalit nëpërmjet një postimi në Facebook kanë njoftuar se fëmijët që kanë qenë të shtuar në spital janë evakuuar dhe janë jashtë rrezikut
Zjarri është lokalizuar, ndërsa priten detaje më të hollësishme gjatë ditës së sotme.