Policia zbulon 77 kilogramë mariuhanë në Shtip - Bota Sot
Policia zbulon 77 kilogramë mariuhanë në Shtip

Shkupi

Policia zbulon 77 kilogramë mariuhanë në Shtip

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 13:02
Ilustrim

Zëdhënësja e SPB në Shtip, Gordana Panajotova sot në konferencë për shtyp tha se mariuhana është zbuluar tek B.S. i cili para dy ditëve me biçikletë ka lëvizur përgjatë rrugës rajonale Shtip-Pllaçkovica, tek fshati Star Karaorman. Ai është ndaluar pas urdhrit policor, ku pasi është kapur, tek ai janë gjetur dy qese me mariuhanë me peshë prej tri kilogramëve.

“Dje, më 2 nëntor, është kryer kontroll, e realizuar me urdhër të gjykatës në shtëpi dhe në ambientet ndihmëse në rrugën “Sremski Front” në Shtip, ku jeton personi B.S., me çka janë gjetur më shumë qese najloni me drogë narkotike marihuanë me peshë totale prej 74 kg dhe sende të tjera”, shpjegoi Panatova.

Kundër personit është ngritur akuzë për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe lëshimi i paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera