Nesër do të ketë regjim të komunikacionit në qytetin e Shkupit - Bota Sot
Nesër do të ketë regjim të komunikacionit në qytetin e Shkupit

Shkupi

Nesër do të ketë regjim të komunikacionit në qytetin e Shkupit

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 22:59
Qyteti i Shkupit

Nga Qyteti i Shkupit njoftojnë se ditën e diel, për shkak të mbajtjes së dy manifestimeve, do të futet një regjim i përkohshëm në komunikacion në shumë rrugë në periudha të ndryshme të ditës.

Në periudhën nga ora 12 deri në orën 12:30, për shkak të manifestimit “Shkupi në biçikletë 2018”, regjim të komunikacionit do të ketë në rrugët që do të lëviz karvani i biçikletave, njofton Qyteti i Shkupit.

“Vozitja e biçikletave do të zhvillohet në sheshin Ilinden, nga fontana “Lotos Cvet” deri tek udhëkryqi me rrugën Ljubljanska (pranë Qt Skopje City Mall), pastaj nga rruga Ljubljanska dhe Moskovska (Konvikti ‘Goce Dellçev’). Udhëtim vazhdon poshtë sheshit Metropolit Teodosij Gologanov nëpër rrugën Dimitrie Çupovski dhe në rrugë më 11 tetori, në udhëkryq me sheshin Koço Racin. Karvani vazhdon në sheshi Koço Racin Kërste Misirkov, QT “Mavrovka” vazhdon në Goce Delçev dhe përfundon në sheshin Ilinden në parkun e qytetit”, thuhet në deklaratë.

Rrugët e përmendura më lartë do të jenë të shfrytëzuara për 30 minuta dhe do të jenë të mbylluara përkohësisht kur do të kaloj karvani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera