Në Shkup sot organizohet marshim për nder të ditës ndërkombëtare të tolerancës - Bota Sot
Në Shkup sot organizohet marshim për nder të ditës ndërkombëtare të tolerancës

Shkupi

Në Shkup sot organizohet marshim për nder të ditës ndërkombëtare të tolerancës

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 11:06
Shkupi

Me rastin e ditës ndërkombëtare të tolerancës, e cila festohet më 16 nëntor, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut organizon Marshin e 10-të të tolerancës, e cila do të mbahet më 18 nëntor 2018, të dielën, duke filluar nga ora 12:00. Rruga e marshimit fillon nga Muzeu i Qytetit të Shkupit, rruga Maqedonia, përpara Universitetit të EJL në çarshinë e vjetër të Shkupit.

Zhvillimet politike dhe sociale në dekadat e fundit kanë krijuar një kontekst në të cilin shumë shpesh shëndrohet në përdorimin e formave të ndryshme të dhunës, konteksti në të cilin urrejtja vazhdimisht shkatërron kohezionin brishtë social në vendin tonë.

Dita e tolerancës në vitin 2018 është e përkushtuar pikërisht për luftën kundër krimeve të urrejtjes, që po bëhet jeta jonë e përditshme.

Komiteti i Helsinkit kërkon që institucionet në Republikën e Maqedonisë “të angazhohen seriozisht në promovimin e mekanizmave të sanksionimit e dhunës së urrejtjes që janë gjithnjë e më të pranishme në shoqërinë tonë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera