Shkup, 12 aksidente gjatë ditës së djeshme - Bota Sot
Shkup, 12 aksidente gjatë ditës së djeshme

Shkupi

Shkup, 12 aksidente gjatë ditës së djeshme

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 12:45
Foto

Pesë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore nga 12 aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të kaluar në Shkup. Në gjashtë aksidente është shkaktuar dëmi material.

Sipas të dhënave të MPB-së janë gjobitur edhe 12 vozitës që kanë drejtuar automjetin me shpjetësi mbi atë të lejuarën, tri vozitës që kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, tetë vozitës para se ta marrin të drejtën për të drejtuar automjetin dhe dy fillimtar, 

Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe tre automjete me probleme teknike si dhe pesë automjete të paregjistruara.

Policia ka gjobitur edhe një këmbësor që ka kaluar korsinë jashtë vijave të bardha, tre vozitës që kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe, shtatë vozitës që nuk kanë pasur pajisjet dimërore të automjetet, shtatë vozitës që nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë gjatë vozitjes si dhe 21 vozitës që kanë përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera