Një person i lënduar rëndë në 12 aksidente rrugore në Shkup

Shkupi

Një person i lënduar rëndë në 12 aksidente rrugore në Shkup

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore, dhe tre persona janë lënduar lehtë nga 12 aksidente rrugore që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara në Shkup. Në tetë aksidente rrugore është shkaktuar dëmi material.

Sipas të dhënave të SBP Shkup, 29 shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi mbi atë të lejuarën, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar dy shoferë që kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, tetë shoferë që kanë drejtuar para se ta fitojnë të drejtën për vozitjen e automjetit dhe tre fillimtar. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe shtatë automjete të paregjistruara, njofton Telegrafi Maqedoni.

Policia e komunikacioni ka shqiptuar 88 dënime për parkim jo të rregullt, ndërsa me automjetin special “merimanga” janë bllokuar 70 automjete.

Të sanksionuar janë edhe tri këmbësorë që kanë kaluar korsinë jashtë vijave të bardha, shtatë vozitës që kanë kaluar udhëkryqin në ngjyrë të kuqe, një vozitës që nuk ka dhënë përparësi këmbësorëve, dy për tejkalim të palejuar, dhe pesë shoferë për mos pasjen e pajisjeve dimërore në automjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat