Sindikata e Qendrës Klinike e thërret ministrin Filipçe që menjëherë ta organizojë takimin e premtuar me kryeministrin

Shkupi

Sindikata e Qendrës Klinike e thërret ministrin Filipçe që menjëherë ta organizojë takimin e premtuar me kryeministrin

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 12:25
Sindikata e Qendrës Klinike

“Ky veprim i ynë është drejtuar kundër vendimit të autoriteteve të Bashkisë së Shkupit”, theksoi Goran Begoviq, kryetar i Sindikatës së Qendrës Klinike në grevën e sotme kundër vendimit për rritje të çmimit të parkingut në Qendrën Klinike.

Ai theksoi se Sindikata thërret autoritet e Bashkisë së Shkupit që menjëherë ta anulojnë vendimin për rrtijen e çmimit të parkingut.

“Nuk pranojmë komunikim përmes mediave, por nëpërmjet dialogut. Duam që menjëherë me vendim dhe marrëveshje të na jepet”, theksoi Begoviq duke i bërë thirrje ministrit të Shëndetësisë ta realizojë premtimin e premtuar me kryeministrin.

Ai tha Qeveria ka premtuar rritje dyfish të pagave për punëtorët shëndetësorë, ndërsa për mjekët specialist pagat do të rriten më së paku deri 100.000 denarë dhe se këtë e kanë bërë në konferencë për shtyp pas dijen e punëtorëve shëndetësor.

“I gjithë opinioni në Maqedoni kuptoi se mjekët kanë rritur pagat për 10%, ndërsa motrat medicinale dhe të punësuarit tjetër për vitin 2019 do t’u rriten pagat. Në ndërkohë i rritën pagat e tyre për 35% pa asnjë konferencë”, shtoi kryetari i Sindikatës, Begoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat