40 aksidente gjatë fundjavës së kaluar me dy të lënduar rëndë

Shkupi

40 aksidente gjatë fundjavës së kaluar me dy të lënduar rëndë

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Vozitës i një automjeti dhe një këmbësor kanë marrë lëndime të rënda trupore në dy nga 40 aksidente që kanë ndodhur gjatë fundjavës në Shkup. Në 12 aksidente ka pasur lëndime të lehta për 18 persona, ndërsa në 26 është shkaktuar dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë fundjavës ka zbuluar dhe gjobuar disa kundërvajtje. 117 vozitës janë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga ajo e lejuara, 10 vozitës kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe, dy vozitës nuk kanë dhënë përparsi për kalim për këmbësorët, katër vozitës për tejkalim të palejuar, 35 vozitës për shkak se nuk kanë pasur mjetet dimërore, nëntë vozitës për mospasjen e rripit të sigurisë dhe 15 vozitës për shfrytëzimin e telefonit gjatë kohës së drejtimit të automjetit.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 68 vozitës, nga ku 23 vozitës kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 36 para se ta marrin të drejtën për të drejtuar dhe nëntë fillimtar, si dhe 20 automjete të paregjistruara.

172 automjete janë parkuar në mënyrë jo të rregullt, ndërsa me ndihmën e automjetit “merimanga” janë bllokuar 111 automjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat