Dua Lipa dëshiron të ndjek hapat e Madonnas për një karrierë të suksesshme

Showbiz

Dua Lipa dëshiron të ndjek hapat e Madonnas për një karrierë të suksesshme

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 15:46
Dua Lipa

Dua Lipa ka zbuluar se dëshiron të imitojë Madonnan duke arritur kulmin në të 40-tat.

Princesha e muzikës pop, 24-vjeçe, deklaroi se dëshiron të vazhdojë të dominojë në top-listat muzikore për ‘sa kohë që mundet’, para se të tërhiqet dhe të dalë në pension.

Gjatë një interviste me kantautoren dhe muzikanten Chelcee Grimes në ‘What We Coulda Been’, këngëtarja tha se po e shijon qetësinë mes pandemisë së coronavirusit pasi kaloi vetëm 22 netë në shtëpi në vitin 2018 për shkak të karrierës dhe angazhimeve të shumta të saj.

Ajo thotë se dëshiron t’i ndjekë gjurmët e ikonës së muzikës pop, Madonnas, 61-vjeçe, e cila ka kryesuar tabelat qysh me albumin e parë të publikuar më 1983.

“Unë dua ta bëj atë për aq sa mundem. Dua ta bëj këtë për sa kohë që mundem. Ndjehem sikur Madonna arriti kulmin në moshën 40 ose 45-vjeçe dhe e bëri të albumin më të mirë pop, ajo vazhdon të jetë e tillë”.

Në muajin prill, krijuesja e hitit “One Kiss” tregoi se ka lënë alkoolin dhe duhanin në përpjekje për të mbrojtur zërin e saj.

24-vjeçarja insiston se të gjitha këto do t’i bëj pasi të dalë në pension, duke shtuar: “Gratë, ne mund ta bëjmë atë për aq kohë sa duam. Dhe pastaj në një moment do të tërhiqem nga muzika dhe do të filloj të pi sërish duhanin”.

Këngëtarja periudhën e pandemisë e ka kaluar me të dashurin e saj, Anwar Hadid, vëllanë e supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid.

“Unë jam mirë. Unë kam punuar në distancë mjaft shumë. Është e çuditshme të jesh në Londër për një kohë kaq të gjatë. Nuk mendoj se kam kaluar shumë kohë këtu për pesë ose gjashtë vjet”, ka thënë ajo.

“Jam duke duke shijuar çdo moment. Jam mësuar të bëhem më e durueshme dhe kam mësuar se asgjë nuk është urgjente siç e kemi parë më herët”, përfundoi artistja Lipa. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat