Njoftim për tatimpagues

Shpallje

Njoftim për tatimpagues

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 10:14
ATK

ATK publikon veglën “Verifikimi për subvencionim nga Pako e Ringjalljes Ekonomike’’

Administrata Tatimore e Kosovës, vazhdimisht është në përpjekje që të ofroj lehtësira më të mëdha për tatimpagues. Nga data 08 Korrik 2021 ofron edhe një shërbim të ri elektronik për tatimpagues, për të cilët ka publikuar veglën “Verifikimi për subvencionim nga Pako e Ringjalljes Ekonomike”.

Kjo vegël shërben për të verifikuar personat që kualifikohen apo jo për subvencionim nga Masa 1.1 e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, gjegjësisht Rikthimin në punë të personave që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë “Covid 19”.

Çdo punëdhënës, para se të aplikoj për subvencionim nga Masa 1.1 e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, si dhe çdo person tjetër mund të bëjë verifikimin e personit se a mund të përfitoj apo jo nga kjo masë. Kontrollin mund ta bëjë përmes numrit personal të të punësuarit.

Në rastet kur personi plotëson kriteret për subvencionim, gjegjësisht kur personi ishte i punësuar dhe ishte i deklaruar për qëllime tatimore në Administratë Tatimore të Kosovë në periudhën dhjetor/2019 - shkurt/2020 (pa ndërprerje), dhe i njëjti nuk është i punësuar dhe i deklaruar për periudhën prill/2021 - qershor/2021 (pa ndërprerje), sistemi gjeneron Emrin dhe Mbiemrin e personit, që nënkuptohet se ky person kualifikohet për subvencionim nga Masa 1.1 e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Në rastet kur personi nuk plotëson kriteret për subvencionim, sistemi njofton tatimpaguesin se  “Ky person nuk kualifikohet për subvencionim nga Masa 1.1 e Pakos së Ringjalljes Ekonomike”

Vegla “Verifikimi për subvencionim nga Pako e Ringjalljes Ekonomike” është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org - tek linku Shërbimet elektronike.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Administrata Tatimore e Kosovës

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat