Shtëpia e Bardhë e lavdëron Edi Ramën për largimin e ambasadorit iranian

Shqipëria

Shtëpia e Bardhë e lavdëron Edi Ramën për largimin e ambasadorit iranian

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 22:59
Shtëpia e Bardhë

Këshilltari për siguri i Presidentit Trump, John Bolton ka njoftuar se Shqipëria e ka përzënë ambasadorin e Iranit në Tiranë.

Me këtë e ka lavdëruar lëvizjen e Edi Ramës.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo e përzuri ambasadorin iranian, duke i dhënë sinjal liderëve të Iranit se përkrahja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë bashkë me Kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar që kundërshtojnë sjelljen e pamatur në Evropë dhe në gjithë globin”, ka shkruar Bolton në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat