Reagon SHBA: Ne jemi me shqiptarët

Shqipëria

Reagon SHBA: Ne jemi me shqiptarët

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 23:25
John Bolton

Këshilltari i Presidentit të SHBA-ve për sigurinë Kombëtare John Bolton ka reaguar këtë të mërkurë në rrjetin social në lidhje me një lajm që ka qarkulluar këtë pasdite në Tiranë, që ka të bëjë me dëbimin e disa zyrtarëve të Iranit në Shqipëri.

Qeveria ka dëbuar këtë të mërkurë dy ambasadorë të Iranit në Tiranë, një lajm që John Bolton e ka përshëndetur përmes një reagimi në twitter.

Ja çfarë shkruan Ambasadori John Bolton:

“Kryeministri shqiptar Edi Rama sapo ka dëbuar nga vendi Ambasadorin e Iranit, duke sinjalizuar liderët iranianë se suporti i tyre ndaj terrorizmit nuk do të tolerohet.

Ne përkrahim kryeministrin dhe shqiptarët dhe qëndresën e tyre ndaj sjelljeve të papërgjegjshme të Iranit në Evropë e përgjatë gjithë globit”- shkruhet në mesazhin në rrjetin social të John Bolton.

Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeu ka përshëndetur vendimin e ndermarre nga Shqipëria.

“Përgëzoj dëbimin nga kryeministrit Edi Rama të dy agjentëve iranianë që komplotuan sulmet terroriste në Shqipëri. Shtetet evropiane kanë penguar tre komplote iraniane vetëm këtë vit. Bota duhet të qëndrojë së bashku për të sanksionuar regjimin e Iranit në mënyrë që të ndryshojë sjelljen destruktive”- shkruan Pompeo në Twitter.

Lajmi u be publik nga Top Channel

Top Channel ka mësuar se Shqipëria ka marrë vendim për shpalljen si persona të padëshiruar të dy diplomatëve të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend.

Në përgjigje të interesit të Top Channel, zëdhënësja e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme e konfirmon këtë informacion.
Sipas zëdhënëses së MEPJ-së, “vendimi për shpalljen e diplomatëve iranianë si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik”.

Burime jozyrtare i thanë Top Channel se ky vendim, me gjasë vjen pas një bashkëpunimi me shërbimet partnere dhe ato izraelite për të shmangur një incident gjatë ndeshjes në Shkodër.
Në atë kohë kishte informacion se, Lavdrim Muhaxheri dhe disa terroristë të tjerë do të sulmonin me eksploziv kombëtaren izraelite. Për këtë çështje, në Shqipëri dhe Kosovë u arrestuan më shumë se 20 persona.
Pak muaj më parë, Shqipëria shpalli “non grata” atasheun ushtarak të Rusisë në vendin tonë, si dhe sekretarin e parë të Ambasadës ruse. Por, ky vendim, siç u konfirmua asokohe nga Ministria e Jashtme, erdhi pas konflikteve të Rusisë me Britaninë e Madhe, pas helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat