Pompeo për dëbimin e diplomatëve iranianë: Lavdëroj vendimin e Shqipërisë!

Shqipëria

Pompeo për dëbimin e diplomatëve iranianë: Lavdëroj vendimin e Shqipërisë!

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 00:12
Mike Pompeo

Shqipëria vendosi të dëbojë dy diplomatë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend.

“Vendimi për shpalljen e diplomatëve iranianë si të padëshiruar, është marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri, në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik”, tha në një reagim për Top Channel, Ministria e Jashtme.

Ky vendim nxiti reagimin edhe të faktorit ndërkombëtar, ku pas Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton, erdhën edhe përgëzimet e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

“Unë lavdëroj vendimin e kryeministrit Edi Rama, për të dëbuar dy agjentë iranianë, të cilët po komplotonin akte terroriste në Shqipëri. vendet evropiane kanë trajtuar 3 komplote iraniane vetëm këtë vit.Bota duhet të qëndrojë e bashkuar për të sanksionuar regjimin e Iranit, derisa të ndryshojë sjelljen e tij destruktive”, shkroi pompeo në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat