10 ditë i humbur, gjendet i vdekur në banesë

Shqipëria

10 ditë i humbur, gjendet i vdekur në banesë

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 09:48
Policia shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një 60 vjeçar është gjetur i vdekur në banesë. Pashko Pojata prej dhjetë ditësh nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjarëve të tij, ndërsa arsyet e humbjes së jetës ende nuk bëhen të dituara.

Ja njoftimi i policisë:

Policia dhe zjarrfikesja po nderhyjne per te hapur vetraten e ballkonit te nje banese ne lagjen ” Perash”.

Gruaja e shtepise kishte 10 dite qe ishte tek djali i saj ne Itali dhe nuk kishte arritur qe te komunikonte me burrin e saj.

Ajo ka ardhur nga Italia sepse burri nuk i pergjigjej dhe ka kerkuar ndihmen e policise.

Pasi kane shperthyer deren kryefamiljari  Pashko Pojata, 60 vjeç, eshte gjetur i vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat