Berisha përshëndet studentët me foton e vitit

Shqipëria

Berisha përshëndet studentët me foton e vitit

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 11:20
“Foto e vitit! Për studentët, veza në toç!"  e ka emërtuar Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka përshëndetur sot protestën e studentëve, që ka shënuar ditën e saj të 16, me një foto pikante, që sapo u kap nga aparatët në parlament.

“Foto e vitit! Për studentët, veza në toç!"  e ka emërtuar Berisha.

Incidenti ndodhi disa minuta më parë kur deputeti i PD, Endri Hasa, e goditi kryeministrin Edi Rama me një vezë në kokë kur ai sapo po merrte fjalën në foltore. Mesazhi i deputetit ishte mëse i qartë, ishte ‘dhuratë” nga studentët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat