Basha mbështet vendimin për shpalljen ‘non grata’ të diplomatëve iranianë

Shqipëria

Basha mbështet vendimin për shpalljen ‘non grata’ të diplomatëve iranianë

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 12:26
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur mbështetjen për shpalljen “non grata” dhe dëbimin e diplomatëve iranianë.

Duke folur në emër të PD por dhe të opozitës shqiptare, z. Basha thekson se ka cilësuar si “veprimtari në cenim të “statusit të diplomatit” dhe që vë në rrezik Sigurinë Kombëtare”, aktivitetin e diplomatëve iranianë. 

Kreu i opozitës ka kërkuar nga strukturat shtetërore të Sigurisë Kombëtare, përkushtim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të sinqertë e pa zvarritje me aleatët strategjikë, si e vetmja garanci për parandalimin dhe neutralizimin e aktiviteteve te tilla ne territorin e RSH. 

“Lufta kundër terrorizmit si formë e krimit të organizuar ndërkombëtar, kompromentohet kur ngjashëm nuk zhvillohet luftë pa kompromise ndaj krimit të organizuar brenda vendit. Çdo bashkëjetesë shtetërore me krimin e organizuar është kompromentim i luftës ndaj terrorizmit.”, përfundon deklaratën e tij Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat