Thirrja e ambasadorit të BE-së për politikën shqiptare

Shqipëria

Thirrja e ambasadorit të BE-së për politikën shqiptare

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 16:47
Luigi Soreca

Një apel për politikën shqiptare pati sot edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Ai u ka bërë thirrje palëve të politikës shqiptare që të ulen dhe të miratojnë Reformën Zgjedhore.

“U bëjmë thirrje partive politike të tregojnë përgjegjshmëri dhe të përfundojnë TANI në Parlament punën shumë të mirë të bërë nga Komiteti ad-hoc, duke miratuar amendamentet e nevojshme për Kodin Zgjedhor”, shkruan ambasadori Soreca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat