“Jo me vezë ta gjuajnë por edhe me tjera gjëra... ai duhet të jetë këtu!”

Shqipëria

“Jo me vezë ta gjuajnë por edhe me tjera gjëra... ai duhet të jetë këtu!”

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 18:31
Rama duke u mbrojtur nga vezët e hedhura

Ka nisur me debate seanca plenare e kësaj të enjte në parlament, ku mungesa e kryeministrit Rama është vënë në dukje nga Berisha, i cili tha se kurdo që kuvendi diskuton për buxhetin e shtetit, kreu i qeverisë duhet të jetë i pranishëm.

Madje Berisha është shprehur se edhe sikur me “tjera gjëra” ta gjuajnë Ramën në kuvend, ai duhet të vijë në sallë.

“Ka një detyrim, kushtetuta e vendit dhe parlamentit, kur është fjala për buxhetin, ai që është kryetar ekzekutivi duhet të jetë këtu, jo me vezë dhe speca ta gjuajnë, por dhe me ato të tjerat që i meriton ta gjuajnë, prandaj thirre të vij këtu zotëri”, u shpreh Berisha.

Në pikënisje të debatit fjalën e kish marrë lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili e ka ndalur fjalimin e tij me argumentin se qeveria nuk ka lënë median të hyjë në parlament për të pasqyruar seancën. Pretendimi është hedhur poshtë nga kryetari i Kuvendit Ruçi, me të cilin Basha ka patur një debat.

Basha: Nuk ka parlament që të qëndrojë e të pranojë një qeverie një kryeministër që kapet me skandale të përmasave financiare që zhysnin ço qeveri evropiane, s’ka parlament që pranon kapjen e ekraneve dhe bën transmetimin me regji qendrore. Ato pak media që janë jo të kapura mediave duhet tu jepet mundësia të jenë aty. Verifikoni që si keni larguar ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat