Dhjetori i protestave të Studentëve: Shqipëria e “egër” - e varfër dhe nën diktaturë!...dhe Shqipëria e Edi Rames!

Shqipëria

Dhjetori i protestave të Studentëve: Shqipëria e “egër” - e varfër dhe nën diktaturë!...dhe Shqipëria e Edi Rames!

Nga: Beqir Sina Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 19:44
Protesta

Dhjetori është muaji i studenteve në Shqipëri - 1991 - 2018, është si një thirrje e rrallë e 27 vjet më parë, pikerisht ai njoftimi që rrëzoi regjimin më të egër komunist në botë ....dhe është bere nxitje për ndryshimin, edhe sot me protestat e Studentëve që Edi Rama, kërkon ti çojë “për lesh” me një fare dialogu.....!?

I konsideruar si shteti më i fuqishëm në propagandën komuniste – duke e propaganduar edhe në botë, 27 vjet më parë dukej sikur Shqipëria të ishte e lulëzuar – duke i kaluar edhe Amerikës në ato vite, për nga mirëqenia sociale. Kurse, realiteti ishte krejt tjetër brenda Shqipërisë, e zhytur e tëra në skamje, mjerim dhe frikë nga diktatura Sigurimi i Shtetit dhe policia. Ndërkohë tani , Shqipëri - e qeverisur për 6 vjet nga Edi Rama është shteti me Kryeministrin më arrogant dhe qeveria më e korruptuar, vendi ku të gjithë duan të ikin nga Shqipëria.

Pamje të tilla, të cilat kanë qenë shumë herë më të rënda dhe dëshpëruese, natyrisht që nuk mund t’i harrojmë, të gjithë ne shqiptarët që i përjetuam ato vite dhe tani ua tregojmë atyre që “nuk duan të na besojnë”, janë edhe protestat e Studentëve sot 27 vjet më pas dhe janë shkak i Dhjetorit të studentëve të Shqipërisë, që janë të vetmit ata që mund të bëjnë ndryshimin . Dhe të japin një shpresë të madhe dhe të vetme se ndryshimi po vjen…..! nga studentët në Shqipëri.

Edi Rama Kryeministër me batuta dhe llafollogjira - “kryeministër i Facebook e Tweeter dhe ERTV “ ashtu si kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, me propagandën e tyre “moderne” mundet dhe e kanë në dorë ta paraqesin Shqipërinë, shtypin e blerë dhe të kontrolluar si “vendi që mund të ngjajë “një parajsë,” por - ja që studentët po tregojnë se nuk është ashtu - Shqipëria, ka sot numërin më të madh të atyre që duan të largohen nga vendi.

Por nëse është kaq mirë sa na e paraqet Edi Rama dhe Erjon Veliaj “Përse ikin dhe duan të ikin shqiptarët nga vendi i tyre?

Shqipëria, sot është si një karikaturë e famshëm franceze e vitit 1913, : “Shqipëria është 'idil, dhe kjo është e gjitha'. Vendi mund të porpogandojë se po e bën vendin një vend europian, por fakti është se ajo është një vend trazirë dhe kjo vjen nga përvoja komuniste e Shqipërisë, dhe mentaliteti ish komunistë i udhëheqësve të saj sot .

Gjunjëzimi ose përmbysja e madhe e regjimit në kohën e vdekjes së Hoxhës, erdhi krejt natyrshëm - Ngaqë Shqipëria, jo vetëm që ishte vendi më i varfër në Europë, por se diktatura ishte më e egra dhe më e keqja në botë. Në vitin 1990 Shqipëria, ishte me një ekonomi të rrënuar fare, me papunësi sipas shifrave të atëhershme në 70 për qind dhe me inflacionin në 150 për qind. Vendi mbahej ato vite vetëm me donacionet e huaja që u kërkuan sa të ushqenin popullatën.

E vetmja gjë që solli ndryshimin më pas (1991-1992) ishin revoltat - protestat e studenteve që më pas ju bashkëngjiten gjithë populli i Tiranës - me perjashtim të ish oficerave të Shkollës Ushtarake Skënderbeg dhe Shkollës së Bashkuar “Enver Hoxha”, ish Sigurimit të Shtetit, Gardës së Republikës, dhe disa ish profesorëve dhe mësimdhënësve në shkollat e mesme dhe cikilit të ulët në Tiranë, e rrethet e Shqipërisë sidomos zonat rurale - pikërisht ata që ngritën grupet militante “Vullnetarët e Enverit” për të rikthyer Enverin.

Protestat e Studentëve që nisën në Dhjetorin e vitit 1991 , në Tiranë (asaj reales) të shqiptarëve në Shkodër dhe Kavajë- në vitin 1990 në Shqipëri - ishin unike të asaj kohe sepse ishin kundra qeverisë së atëhershëm.

Shqipëria ishte me një ekonomi të rrënuar fare, me papunësi sipas shifrave të atëhershme në 70 për qind dhe me inflacionin në 150 për qind - me një diktaturë të paparë, pa liri e pa të drejta - me burgjet politike dhe kampet e interrnimit të mbushura plot e përplot ….

27 vjet më pas janë përsëri studentët që kan dalë në rrugë në protesta masive - duke lën auditorët dhe u hedhur me guxim kundër arrogancës së të pushtetshmit Kryeministrit më arrogant në historinë e shtetit shqiptar, qeverisë së korrupsionit të më të fortit ( Edi Ramës ), konformizmit të kujt ul kokën(shqiptarëve).

Ky është Pushteti që “pushtoi” Shqipërinë, për pesë vjet - që tani papritur, po përballet paqësisht me Studentët, të cilët kanë 17 ditë që po protestojnë me një intensitet që herë bie e herë ngrihet, duke u dhënë të gjithë shqiptarëve shembulli më të bukur të kohëve të fundit dhe më unikja, sepse është protesta e parë jopartiake.

“Është protesta e studentit, e të rinjve - Jo për të marrë Pushtetin por për të bërë Shtetin!

Kjo protesta e këtyre ditëve e nisur me Dhjetorin - është si një thirrje - për të gjithë shqiptarët të ngrihen dhe të mbështesin studentët që kanë thyer frikën dhe nuk ndalen deri sa të plotësohen një për një të 8 pikat e tyre…...Dhe, pse jo kjo qeveri të iki !

Sepse, vetëm kështu bien regjimet komuniste, regjimet diktatoriale dhe arrogante qeveritë e korruptuara.

Në një njoftim (trakt) origjinal që njoftonte më 19 Dhjetor 1991 të gjithë qytetarët e Tiranës të ngriheshin në mbështetje të studenteve për rrëzimin e qeverisë komuniste, e cila veçse kishte ndërruar emrin nga PPSh në PS - emër të cilin ajo e trashëgon edhe sot me bijtë e Bllokut ose bijtë e etërve të tyre, që u përmbysën më 1991 dhe ri-erdhën më 2013 duke udhëhequr Shqipërinë shumë keq - në mënyrë imagjinare ka ngritur në këmbë si 27 vjet më parë studentët në revolta për plotësimin e kërkesave, disa nga të cilat janë të ngjashme me ato kur ra regjimi diktatorial i Enver Hoxhës.....

Thirrje : « Të gjithë punonjësve të Tiranës që në qoftes nuk do të plotësohen të gjitha kërkesat e Studenteve të Tiranës deri në orën 12:00 të datës 19 Dhjetor 1991 - do të hidhen në grevë urie..... »

Dhe ndodhi ajo që u kërkua dhe u protestua nga Studentët - regjimi ra në gjunjë përball kërkesave dhe protestave të studentëve në një kohë kur i gjithëpushtetshmi - ai që bënte edhe “të fortin” - pesëmbëdhjetë muaj pas rënies së Murit të Berlinit, kur partia komuniste në Shqipëri me Ramiz Alinë ende sundoi me teorinë që “ Ne nuk jemi as Lindje as Perëndim - dhe Enver Hoxha ka vetëm datëlindje………..! “U rrëzua! me turp!

Protestat e studentëve 27 vjet më parë (1991), dhe këto që nisën në këtë Dhjetor( 2018) në Tiranë e gjithë Shqipëria, këto dy javë, janë që kjo qeveri të bjerë “në gjunjë”, dhe të plotësojë kërkesat pa dialog - ashtu si ra Ramiz Alia si ranë baballarët e tyre, ku 75 përqind e atyre, që janë në pushtet janë ish fëmijët e Bllokut.

Fred Abrahams në librin e tij “ Shqipëria Moderne: Nga Diktatura në Demokraci” - (NYU Press, 2015), shkruan se : “Të nxitur nga protestat e studentëve, turmat rrëzuan statujën e Enver Hoxhës në Tiranë më 20 shkurt 1991- ndrruan emrin e universitetit - dhe përmbysën pushtetin” pa dialogun që bëri Ramiz Alia me studentët e atëhershëm.

“Muri i Berlinit kishte rënë dhe Gjermania u ribashkua. Në të gjithë Europën Lindore, regjimet komuniste kishin rënë një nga një. Por në Shqipërinë e vogël, shteti stalinist në Adriatik, Partia e Punës po vazhdonte. Demonstratat kishin detyruar legalizimin e pluralizmit në dhjetor të vitit 1990 dhe një grup i madh opozitar, Partia Demokratike, kishte dalë në jetë. Por udhëheqësit e partisë së re kryesisht vinin nga elita politike dhe shumë shqiptarë e gjetën ndryshimin shumë të ngadaltë”.

Abrahams, shkruan se “Të rinjtë në veçanti kanë uri për t'u ribashkuar me botën pas dekadash izolimi dhe abuzimi “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishin thirrjet e tyre 27 vjet më parë. Ata donin të udhëtonin, të vishnin xhinse dhe të dëgjonin muzikë perëndimore "dekadente", të gjitha që ishin të ndaluara sipas kodit strikt stalinist. Studentët dëshironin të studionin historinë, artin dhe letërsinë përtej kufizimeve marksiste-leniniste” shkruan Abrahams.

Ai në librin e tij sqaron se : “Ish-të burgosurit politikë, të liruar kohët e fundit nga burgjet dhe kampet e tyre të punës, ashtu të përvuajtur dhe të çoroditur gjithashtu u ankuan dhe iu bashkuan studentëve, prifti katolik dhe ish-i burgosuri Simon Jubani, u tha atyre hapur komunistëve : "Ne ju falim për të qenë komunistë, por tani merrni mbi vete gjithçka të qenë".

Studentët, sot po kërkojnë plotësim kërkesash - pa dialog sepse ka ikur koha e dialogjeve, ashtu si dialogu me Presidentin komunist Ramiz Alia, kur thirri studentët për dialog, dhe ata argumentuan se mungesa e traditave demokratike të Shqipërisë, kërkonte respekt dhe plotësim kërkesash.

Përgjigja ishte e papërgjegjshme dhe kundërproduktive për të lëvizur Ramiz Alia ashtu si po sillet me protestat e studenteve edhe Kryeministri Edvin Kristaq Ramës, pikërisht sot 27 vjet më pas.

Paradigma e moderuar-radikale nuk e shpjegon plotësisht sjelljen e atyre që përfshiheshin.

Thirrja për të hequr emrin e diktatorit 27 vjet më parë ishte strategjike dhe e ngarkuar me shumë kërkesa, nga që Studentët synonin të goditnin në zemrën simbolike të regjimit pra Enver Hoxhën. Ata donin të përcillnin një mesazh, veçanërisht në zonat rurale, se komunizmi kishte vdekur.

Të njëjtën gjë po bëjnë edhe tani 27 vjet më pas - simbolika është për të goditur në zemër arrogancën, korrupsionin dhe vjedhjen e Shqipërisë.

Për dhjetë ditë, rresht edhe megjithëse protesta kaloi në grevë urie 27 vjet më parë të dyja palët - Studentët në revolta dhe Qeveria në anën tjetër refuzuan të lëviznin, ashtu si tani kur qeveria e Kryeministrit Rama “ kërkon vetëm dialog dhe asgjë tjetër për të shuar Protestat e studentëve”.

Ramiz Alia, tha atëherë se e shqetësonte shumë fakti që : "Ishin të rinj që nuk dinin se çfarë po bënin".

Është , Kryeministri Edi Rama, i cili iu është drejtuar studentëve që protestojnë këtë Dhjetor protestash - duke u thënë se “Ju nuk dini të protestoni dhe se protesta juaj ka për të ikur për Lesh cjapi”.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat