Tronditet Vlora, pas tritolit një tjetër shpërthim ndodh në banesën e një pallati

Shqipëria

Tronditet Vlora, pas tritolit një tjetër shpërthim ndodh në banesën e një pallati

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 20:27
Ilustrim

Një tjetër shpërthim ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës, pas shpërthimit të fuqishëm të pak minutave më parë, ku një makine të parkuar ju vu tritol.

Ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të një pallati në qytet. Një bombul gazi ka shpërthyer duke tmerruar banorët e godinës. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme materiale nga shpërthimi i bombulës së gazit.

Ndërkohë pak minuta më parë në Orikum, një makine në pronësi të një shoferi autoambulance iu vu tritol. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar arsyen e këtij sulmi, i cili mbetet ende pa autor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat