Studenti tregon përplasjen fizike me deputetin e PS: Më tha ta bëj tarifën sa mami jot!

Shqipëria

Studenti tregon përplasjen fizike me deputetin e PS: Më tha ta bëj tarifën sa mami jot!

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 00:45
Studenti tregon përplasjen fizike me deputetin e PS: Më tha ta bëj tarifën sa mami jot!

Njëri prej studentëve që kanë qenë në protestën përpara parlamentit ka treguar detajet e përplasjes mes të rinjve dhe deputetit Erjon Braçe, i cili duket se është irrituar mjaft nga thirrjet e studentëve për të bërë tarifat në arsim të gjata “sa Erjon Braçe”.

I ftuar në emisionin '360 gradë' në Oranews, studenti ka treguar momentet e përplasjes, madje dhe fizike, mes tij e deputetit të PS.

Pjesë nga biseda: 

Arbër Kola: Sot tek protesta, kur po kalonim nga Parlamenti tek Kryeministria patëm një përplasje me deputetin Erion Braçe. Përveç se na ofendoi dhe na shau. Ne kemi bërë shumë meme. Ai na tha: Keni marrë brisk me vete? I thashë sa brisku je në këmbë. Në atë moment, ai filloi duke sharë në mënyrë banale. U afrua tek unë dhe pati kontakt fizik dhe unë nuk reagova. I thashë që jo vetëm ti por merr edhe të "gjatin" dhe do të keni probleme.

Studente: Në momentin që doli, ai tha ej prit, e di çfarë të bëjë? Ai tha do ta bëj tarifën sa mami jot.

Kola: Kemi disa video, por momentin e përplasjes fizike nuk e kemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat