PD: Ridvan Bode është i Ramës, nuk na përfaqëson!

Shqipëria

PD: Ridvan Bode është i Ramës, nuk na përfaqëson!

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 10:55
Ridvan Bode

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur edhe këtë të premte në një seancë plenare, për të diskutuar mbi nismën e opozitës për të bërë vetting në politikë.

Seanca nisi me debate për çështjen e anëtarëve të bordit të Bankës së Shqipërisë. Opozita ka kërkuar që sot mos futet në rend ditë kjo çështje, pasi sipas tyre mazhoranca kërkon të kapë edhe këtë institucion duke zgjedhur kandidatë që janë propozuar vetëm me firmat e shumicës parlamentare.

“Ju në mënyrë autoritariste pa respektuar jo traditat, por as rregulla të rregullores e futet këtë në rendin e ditës dhe po votoni ata që doni ju edhe në emër të opozitës prandaj e kundërshtojmë”, - tha kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho.

“Ligji e përcakton që propozimet vijnë jo nga një organ i vetëm. Këshilli është organi drejtues, e thotë kushtetuta. Kandidaturat vijnë me 28 firma. Një kandidat 28 firma për të fragmentuar grupi dhe mos ketë kontroll nga një dorë e vetme”, - shtoi deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

Edmond Spaho deklaroi në Kuvend se Ridvan Bode, i zgjedhur mbrëmë në orët e vona si anëtar i Bordit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, nuk përfaqëson PD-në, por Edi Ramën.

Sipas Spahos, PD nuk do të pranojë që maxhoranca të zgjedhë në vendin e tyre, se cilët kandidatë do të emërohen në institucione të caktuara, ndërkohë që nuk ka pasur propozim nga pakica.

“Ne nuk pranojmë që kandidaturat që duhe të propozojë Partia Demokratike, ti propozojë maxhoranca. Ridvan Bode nuk është përfaqësues i Partisë Demokratike, por i Edi Ramës. Dje në seancë ju ngritëm këtë çështje nga kryetari i PD-së, që nuk pranojmë që përfaqësuesit që duhet të propozojmë ne në institucione ti caktoni ju. Prandaj e kundërshtojmë praktikën tuaj dhe votim që keni bërë dje dhe që doni të bëni sot. Tregoni një dokument komunikimi që keni bërë me PD-në ose me pakicën në parlament për këtë çështje”, tha ai.

Përgjigjen për këto pretendime e dha kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. 

“Të më thuash ti mua se Ridvan Bode është i imi dhe unë kam çuar Boden të kapë bashkë me Edi Ramën Bankën  e Shqipërisë është turp! Nuk mund të vijë dita që Oerd Bylykbashi t’i bëjë gjyqin Ridvan Bodes në këtë seancë. Ta thotë që ne kemi  kapur Ridvan Boden, kur Ridvan Bode ka qenë  ministër në dy qeverisje të ndryshme të PD-së, edhe në Saliun e parë dhe në Saliun e dytë. Po ashtu dhe Suela Popa është kandidaturë serioze dhe në asnjë moment nuk mund të konsiderohet si përfaqësues i PS-së.  Nuk është përfaqësuese e PS-së. Nëse ju do të kishit diçka serioze, dje ishte votimi. Nuk kishit pse të shkonit të flinin gjumë, se një opozitë që mbushi një mal dhe prodhoi dy vezë”, u shpreh ai.

Maxhoranca miratoi dje ne Parlament, pesë nga gjashtë kandidaturat për në Këshillin e Bankës së Shqipërisë, të propozuar nga Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi. Propozimet e qeverisë, Ridvan Bode, Edlira Luçi dhe Suela Popa, Artan Hoxha dhe Luljeta Minxhozi morën besimin e shumicës.

I vetmi që nuk u votua nga shumica ishte ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj. Kreu i Komisionit të Ekonomisë Braçe deklaroi se Malaj nuk ka zhvilluar seancë dëgjimore në Kuvend. Me propozim të kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, Malaj do ta zhvillojë sot seancën e tij dëgjimore dhe do të votohet gjatë seancës së sotme 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat