Ndërgjegjësohen tregtarët! Nuk shesin kapsolla dhe fishekzjarrë

Shqipëria

Ndërgjegjësohen tregtarët! Nuk shesin kapsolla dhe fishekzjarrë

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 10:56
Ilustrim

Pas urdhrit të qeverisë shqiptare për të ndaluar tregtimin për përdorim në radhët e qytetarëve të kapsollave dhe lëndëve piroteknike, asnjë dyqan deri më tani nuk ka bërë tregtimin e tyre.

Nga kontrollet që Policia e Shtetit po bën në terren deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla,  apo produkte piroteknike që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për shëndetin dhe jetën.

“Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregtimit të këtyre lëndëve në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin "Komisariati Dixhital". Kontrollet do vijojnë”, thuhet në një njoftim zyrtar të Policisë së Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat