Në bulevard janë dhunuar dy studentë nga policia, protestuesi: Po ushtrohet terror

Shqipëria

Në bulevard janë dhunuar dy studentë nga policia, protestuesi: Po ushtrohet terror

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 13:22
Protestuesi

Teksa sot po mbahet dita e fundit e protestës së studentëve, për tu rikthyer në janar, një student ka denoncuar se mbrëmjen e djeshme 4 studentë janë marrë nga policia.

Madje sipas tij dy prej të cilëve janë dhunuar.

Nga ambientet jashtë kryeministrisë, studenti tha se ai do të vazhdojë të qëndrojë, ndërsa bërit thirrje që në orën 17:00 të bashkohen edhe qytetarë të tjerë.

“Dje në mbrëmje ka ndodhur ajo që pritej prej shumë ditësh, policia ka marrë 4 protestues, ku dy prej tyre janë dhunuar. Një gazetar që ndodhej këtu tek ne ju sekuestrua telefoni dhe ju fshinë videot.

Në një moment që un ndodhesha në studion e zotit Zheji, këtu kishin ardhur disa persona që flisnin në emër të studentëve dhe thoshin që protesta ka mbaruar. Unë do të vijoj protestën.

Sot në orën 17 i bëj thirrje të vinë të na bashkohen. O do shuhen këta, o do shuhemi ne. Ne do të qëndrojmë deri në plotësimin e kërkesave. Kush do të shkojë të bëjë pushim le të shkojë.

Një pjesë e mirë e studentëve janë të lodhur nga një protestë e gjatë, një pjesë i janë drejtuar familjeve, kështu që ne kemi vendosur ta mbyllim për momentin, por jo të mbyllim kauzën. Kauza është për gjithë studentët dhe për gjithë qytetarët”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat