Sali Berisha: Shoqata “Papa Klementi XI Albani” është model në ruajtjen e kulturës së kombit shqiptar

Shqipëria

Sali Berisha: Shoqata “Papa Klementi XI Albani” është model në ruajtjen e kulturës së kombit shqiptar

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 14:08
Prof. Dr. Sali Berisha dhe Hysen Ibrahimi, kryetar i SHSHASHS “Papa Klementi XI Albani”

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka pritur në selinë e tij në Tiranë, kryetarin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, z. Hysen Ibrahimi. Me këtë rast, z. Berisha vlerësoi lartë punën dhe përpjekjet e shoqatës dhe anëtarëve të saj për ruajtjen e kulturës së popullit shqiptar, pavarësisht se veprojnë jashtë trojeve të veta.

“Unë përshendes shoqatën, anëtarët e saj, krijimet e saj dhe vlerësoj në mënyrë të jashtëzakonshme kontributin që ajo jep për mbajtjen gjallë dhe zhvillimin e kulturës, e cila përbënë edhe shpirtin e kombit tonë. Asgjë nuk ka më rëndësi për të ruajtur identietin se sa investimi dhe përpjekja për të investuar në kulturën tonë kombëtare. Shoqata juaj në këtë aspekt, është një model, vlerësoj unë, në kontributin që jep në kulturën tonë”, tha Berisha.

Ndërkaq, z. Hysen Ibrahimi falënderoi në Dr. Berishën për përkrahjen që i jep shoqatës “Papa Klementi XI Albani”, duke veçuar pritjen që ish kryeministri i kishte bërë delegacionit të kësaj shoqate më rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë takim, z. Sali Berisha foli me theks të veçantë për zhvillimet në Shqipëri, në Kosovë dhe në rajon.

Në Shqipëri, u ndal më shumë tek pakënaqësitë e studentëve, duke fajësuar Edi Ramën si një kryeministër që sipas tij po ushtron një regjim.

“Zhvillimet e fundit në Shqipëri janë shumë shpresëdhënëse, sepse studentët në një lëvzije të fuqishme masive vendosën t’i  kundërvihet një regjimi, i cili në rast se marrim regjimet në histori, mund të quhet një kakistokraci e vërtetë. Në greqishtën e lashtë “kakistos” është më i keqi dhe ky sot është regjimi më i keqi në Evropë. Një regjim, i cili së pari po largon shqiptarët në një ekzod masiv nga vendi i tyre,… Një qeveri e cila krijoi një Kolumbi të vërtetë në zemër të Evropës, duke menduar çmendurisht se droga dhe paratë nga ajo janë ato që mund të zhvillojnë këtë vend. Në të vërtetë, droga dhe pratatë e drogës zhvillojnë vetëm krimin, krimin dhe vetëm krimin. Dhe kjo po ndodh në Shqipëri”, tha Berisha.

Ndërkaq, sa iu përket zhvillimeve në Kosovë dhe në raportin e saj me Serbinë, Sali Berisha, tha se Beogradi ka arritur të aranzhojë argatë të tij në Kosovë dhe në Shqipëri që bllokojnë progresin.

Të dy bashkëbiseduesit, Berisha dhe Ibrahimi, u shprehën kundër idesë për ndryshimin e kufijve të Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë nuk parashihet në asnjë dokument ndërkombëtar.

Ndërkaq letren e presidentit amerikan Donald Trump për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, z., Berisha e sheh si hap pozitiv, duke thënë se të gjithë në rajon presin një zgjidhje.

“Letra e presidentit Trump duhet kuptuar si interes i qartë dhe i gjallë i SHBA-ve për një marrëveshje midis shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Për këtë të gjithë janë të interesuar… Unë nuk shoh asnjë nuancë për rrezik në letrën e presidentit Trump. Çfarë shoh unë aty, thotë “Arrini marrëveshje që ta festojmë”. Përndryshe presidneti Trump ka të drejtë të ngarkojë administratrën e tij të organizojë vetë një konferncë ndërkombëtare, ta tërheq çështjen nga Brukseli dhe të thirret një konferencë që do të ishte shumë transparente”, theksoi Berisha.

Ish kryeministri shqiptar tha se Bashkimi Evropian ka qenë me hezitues ndaj Kosovës se sa ndaj Serbisë gjatë procesit të tyre të bisedimeve. Ai tha se BE ishte e padrejtë ndaj Kosovës që i mohoi vizat për qytetarët e saj. Lëvizja e lirë është ndër faktorët që shkakton emigrimin e shqiptarëve, të cilin Berisha e quan hemoragji kombëtare.

“Hemoragji e madhe kombëtare. Një hemoragji tmerrsisht e dhimbshme. Forca të mëdha mendore, fizike, rinore, shprese largohen. Kjo është tmerrsisht e dhimbshme. Është shumë e domodoshme politika demografike dhe punësimi në mbrojtje të materies kombëtare. Përndryshe ne na prêt një e ardhme shumë e zymtë”.

 

Ndërkaq, sa i përket zgjidhjës më të qendrueshme për shqiptarët në rajon, Sali Berisha thotë: “Në afat të shkurtër unë e shoh progresin e shqiptarëve drejt BE-së. në afatmesëm unë jam i sigurt se shqiptarët do të bashkohen. Por do të bashkohen atëherë kur fqinjët e tyre do të kuptojnë se shqiptarët nuk përbëjnë asnjë rrezik për ta”.

Në këtë takim, kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”“në Suedi, Hysen Ibrahimi, e njoftoi z. Berisha për punën që bën Shoqata dhe anëtarët e saj në botimin e librit “Thesar Kombëtar të Mërgatës Shqiptare në Suedi”. Ai bëri të ditur se janë në përgatitjet e fundit të numrit të 10-të të Thesarit, i cili do të botohet vitin e ardhshëm dhe do të përurohet në disa treva shqiptare. Ndër përurimet qëndrore do të jetë edhe ai në Vlorë dhe me këtë rast, shkëlqësia e tij Sali Berisha ftoi në një takim të veçantë në Tiranë z. Hysen Ibrahimi dhe një delegacion të kësaj shoqate.

Dr. Berisha vlerësoi lartë kontributin që ka dhënë mërgata shqiptare në çështjen e Kosovës, në veçanti mërgata shqiptare në SHBA. Por përsëri theksoi një apel për mërgatën duke thënë që të kujtojë çdo ditë thënien e Xhon Kenedit: “Koha thërret që të mendojmë se çfarë do të bëjmë ne për dhenat tona, dhe jo çfarë kanë bërë ato për ne”.

Me këtë rast, ai uroi shqiptarët kudo që janë, në veçanti ata në Suedi, për një vit të mbarë në 2019, për familjet e tyre dhe për gjithë kombin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat