Shpërthen Dashamir Shehu: Mos kini frikë, kush vjen nga llumi, në llum shkon

Shqipëria

Shpërthen Dashamir Shehu: Mos kini frikë, kush vjen nga llumi, në llum shkon

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 16:12
Dashamir Shehu

Gjatë fjalës së tij në parlament, deputeti i LZHK Dashamir Shehu ftoi deputetët të votojnë për draftin për vetingun në politikë.

“Në këtë sallë ka shumë njerëz që vjedhin. Në këtë sallë ka më shumë pasanikë se të varfër. Këtu tek ne mafia është ulur këmbëkryq .. Mos kini frikë! Kush është i ndershëm nuk ka frikë fare!”, tha ai. Shehu ka shtuar se në atë sallë kanë qenë deputetët e opozitës tashmë dhe se maxhoranca i ka të vetat gjykatat, policinë e nëse do të kishte korrupsion, pse nuk ka asnjë të arrestuar.

Ai nënvizoi se të zgjedhurit në KLP janë të zgjedhur të maxhorancës. Dashamir Shehu vlerësoi se Shqipëria është një vend i vogël dhe dihet nga çdokush sesa i vlen lëkura secilit. “Po e mbyll me një thënie. Askush nuk është kaq i pasur sa të blejë të shkuarën e vet. Ai që është i llumit, drejt llumit do të shkojë. Kjo është e sigurt. Kanë hyrë dhe kanë dalë prej këtu. Para mund të kenë bërë, por fytyrë nuk kanë më”, tha Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat