Basha kërkon ndjesë për fjalorin e papërshtatshëm në Kuvend

Shqipëria

Basha kërkon ndjesë për fjalorin e papërshtatshëm në Kuvend

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 19:02
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar falje për gjuhën e përdorur nga ana e tij në foltoren e Kuvendit, pas debatit të ashpër që pati me kreun e grupit të PS, Taulant Balla.

Kreu i opozitës zgjodhi rrjetet sociale për të kërkuar falje, duke theksuar se të shpifësh duke përmendur fëmijë, është nivel më i ulët i politikbërjes.

“Të nderuar bashkëqytetarë, ju kërkoj ndjesë për fjalorin e papërshtatshem sot në Kuvend. Mbi vetëpërmbajtjen si politikan triumfoi instikti i prindit.Të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, për të mbrojtur veten nga lidhjet me krimin është niveli më i ulët i politikbërjes.”, shkruan Basha. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat